Qytetarët paralajmërojnë/ Po shpërndahet helm në Kisela Vodë, disa qen tashmë janë helmuar, rrezik edhe për njerëzit

Nga Xh M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 maj Zhurnal.mk – Në grupin e Facebook-ut “Muri i Kisela Vodës”, qytetarët kanë postuar disa herë se dikush po shpërndan helm në komunë, me gjasë për të helmuar qentë endacakë.

Helmi nuk paraqet rrezik vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit, pasi edhe fëmijë të vegjël lëvizin në vendet ku është vërejtur helmi.

Janë gjetur trupat e dy qenve endacakë të ngordhur. Ata ishin qen të lagjes dhe për ta kujdesej një grup qytetarësh.

Rasti është raportuar në polici dhe janë njoftuar institucionet përkatëse, ndërsa bëhet apel që të ndërmerren masa urgjente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër