“Biblioteka me 15 libra”/ Deputeti Balliu tregon kushtet e qelisë së ish-presidentit Meta në paraburgim: Dhoma 2 me 2, e vetmja pa sinjal

Nga Xh M
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 maj Zhurnal.mk – Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, foli gjatë seancës së sotme plenare edhe për kushtet në të cilat ndodhet ish-presidenti Meta në paraburgim.

Deputeti Balliu u shpreh se ish-presidenti Ilir Meta jeton në një dhomë “2 me 2”, ku sipas tij çuditërish ishte e vetmja që nuk kishte as sinjal.

“Isha tani para se të vija këtu te paraburgimi ku pashë edhe ish-presidentin Ilir Metën. I pyeta: a keni bibliotekë këtu? Po më thanë. Kur shkova ta shihja ishte një sirtar me 15 libra, dhoma e boshatisur pa karrige, pa tavolinë. 1

5 libra quhej biblioteka. Pastaj kushtet e qelisë së Metës, dhoma 2 me 2. Ishte rastësisht e vetmja dhomë që nuk i punonte as sinjali. Disa protestues që janë sot në burg rrinë në kushte mizerabël. Nuk janë as burgje. Kemi pasur edhe 18-vjeçarë që janë futur në burg për 2 cigare hashash”, u shpreh Balliu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër