Nufi pret shefin e Shtabit të FA të Maqedonisë së Veriut: Korridori VIII, kritik për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Nga D. V.
742 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot në një takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Sashko Lafchiski.

Gjatë takimit, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë për Korridorin VIII, si një hap kritik për lëvizshmërinë ushtarake dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Si aleatë në NATO, rikonfirmuam marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përkushtimin për të forcuar më shumë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në funksion të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë”, u shpreh Nufi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër