Komuna e Çairit vendos shtylla metalike mbrojtëse në rrugën “Metodija Mitevski”

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Në lagjen Fushë Topanë, janë vendosur shtylla të reja metalike mbrojtëse përgjatë trotuareve të rrugës “Metodija Mitevski”, me qëllim parandalimin e parkimit të automjeteve në hapësirat e dedikuara për këmbësorët.

Shtyllat do të pengojnë hyrjen e automjeteve në trotuare, duke mundësuar lëvizje më të sigurt dhe të papenguar për këmbësorët.

Vendosja e tyre vjen pas ndërtimit të rrugës së re dhe rregullimit të trotuareve në këtë zonë. Me këtë ndërhyrje, krahas përmirësimit të infrastrukturës rrugore, synohet edhe mbrojtja e hapësirave publike dhe garantimi i kushteve më të mira për lëvizjen e këmbësorëve.

Komuna e Çairit vazhdon me ndërhyrjet në infrastrukturën lokale, me fokus në përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe rritjen e sigurisë në hapësirat publike.

artikuj të ndërlidhura