Shkup, 12 maj, Zhurnal.mk – Në Shkup u mbajt “Forumi i Biznesit Maqedoni e Veriut – Shqipëri: Përtej Kufijve”, duke mbledhur përfaqësues të lartë të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe organizatave relevante nga të dy vendet. Forumi i organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup synon të nxisë dialog konstruktiv, të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të identifikojë mundësi të reja partneriteti në sektorë kyç. Ky Forum që është i pari i këtij lloji, është i një rëndësie të veçantë, sepse hap mundësi të reja drejt një shfrytëzimi të plotë ekonomik midis dy vendeve, shkruan “Zhurnal.mk”.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk po arrijnë ta shfrytëzojnë potencialet e shumta
Bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i mirë, por mund të jetë edhe shumë më i mirë. Duke pasur parasysh lidhjen midis dy vendeve, shifrat në shkëmbimin tregtar janë të pakënaqshme. Vitin e kaluar, shkëmbimi arriti në 180 milionë euro, ose një rritje prej 40 milionë eurosh krahasuar me vitin 2020. Në tremujorin e parë të vitit 2026, shkëmbimi është 38 milionë euro. Kjo është mirë, por duke pasur parasysh lidhjen midis dy vendeve, atëherë këto shifra janë të pakënaqshme dhe duhet të jenë shumë, shumë më të larta.
Është e çuditshme se si arrijmë të tregtojmë me Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, dhe jo midis vendeve në rajon.
Kjo është një sfidë serioze dhe përveç lidhjes më të mirë dhe infrastrukturës më të mirë, Maqedonia e Vertiut dhe Shqipëria kanë nevojë edhe për një ndryshim në mentalitet.
Nëse diçka prodhohet në Maqedoninë e Veriut ose diçka prodhohet në Shqipëri, dhe i këto produkte i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme, atëherë nuk nuk ka arsye që produktet të mos shiten me çmim të mirëfilltë.
Me rëndësi është që të shiten produkte vendase dhe shkëmbimi të jetë në këtë drejtim, prandaj detyra e qeverive ashtu edhe e biznesmenëve, është që shkëmbimi të jetë në miliarda euro, e jo në qindra miliona euro.
Kuadri ligjor mes dy vendeve është përmirësuar ndjeshëm
Kuadri ligjor mes dy vendeve është përmirësuar ndjeshëm, përfshirë marrëveshjet për eliminimin e taksimit të dyfishtë dhe mbrojtjen e investimeve, të cilat krijojnë kushte më të favorshme për bashkëpunim mes bizneseve dhe krijimin e sipërmarrjeve të përbashkëta.
Ajo gjithashtu theksoi rolin e Forumit të Dhomave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor si një mekanizëm i rëndësishëm për adresimin e sfidave të biznesit dhe përshpejtimin e procesit të integrimit ekonomik rajonal.
Sektorët me potencial më të lartë janë infrastruktura, energjia dhe inovacioni digjital, të cilat cilësohen si kyç për zhvillimin e ekonomive më komplementare në rajon, shkruan “Zhurnal.mk”.
Investimet, Koridori 8 dhe turizmi!
Korridori 8 është një projekt strategjik që i vendos Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt prosperitetit është më shumë besim, më shumë investime, energji, projekte të përbashkëta ndërmjet dy vendeve
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë partner të natyrshëm, sepse janë dy vende fqinje. Prandaj është çështje zgjedhjeje nëse të dy vendet do të shikohen si “ujku e dhia” apo do të shkojnë drejt një rrugë të përbashkët të bashkëpunimit dhe të anëtarësimit në BE.
Në panelin e investimeve janë prezantuar mundësitë e investimeve, mekanizmat institucionalë mbështetës dhe praktikat e suksesshme, duke inkurajuar rritjen e investimeve ndërkufitare dhe përfshirjen e sektorit privat.
Në panelin për Korridorin VIII, dy vendet kanë biseduar për rrugën që lidh rritjen e bashkëpunimit. Fokusi kryesor ishte në rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës rajonale, lehtësim të tregtisë dhe zhvillim ekonomik afatgjatë.
Në panelin e turizimit u bisedua për mundësitë e zhvillimit të përbashkët turistik “Nga Ohri në Adriatik” ku u shqyrtuan mundësitë për promovim të përbashkët dhe zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, duke shfrytëzuar pasuritë kulturore dhe natyrore të rajonit.
Këto aktivitete nxisin bashkëpunim konkret dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve dhe institucioneve. Ky forum thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe dialogut të vazhdueshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe shfrytëzimin e potencialit ekonomik. Duke bashkuar aktorë të ndryshëm, kjo ngjarje kontribuon në një mjedis ekonomik më të integruar dhe më të qëndrueshëm në rajon, shkruan “Zhurnal.mk”.
