Tetovë, 13 Maj, Zhurnal.mk – Të punësuarit në administratën komunale të Tetovës do të kenë rritje pagash për 7% gjatë tre viteve të ardhshme, sipas një marrëveshje të nënshkruar sot nga Kryetari Bilall Kasami me përfaqësuesit e sindikatës lokale, raporton Zhurnal.mk.
“Sot, së bashku me Sindikatën e Punëtorëve, nënshkruam marrëveshjen për RRITJEN e pagave të administratës komunale me 7% të pagës bazë, për TRE VITE ME RRADHË,” ka njoftuar Kasami përmes Facebook.
Ai tha se rritja e pagave e nënshkruar sot ësht një vendim që dëshmon përkushtimin e udhëheqësisë komunale “për të mbështetur punonjësit dhe për të ndërtuar një administratë më të motivuar dhe më të vlerësuar.” /Zhurnal.mk
