Shkup, 17 maj Zhurnal.mk – Një alarm për zjarr ka shkaktuar panik të përkohshëm këtë të diel në qendrën tregtare East Gate Mall, ku vizitorët dhe stafi janë evakuuar menjëherë jashtë objektit.
Sipas protokolleve të sigurisë, të gjithë personat janë larguar nga qendra tregtare deri në verifikimin e situatës nga ekipet përgjegjëse. Pas kontrollit është konstatuar se nuk kishte asnjë zjarr dhe se alarmi kishte qenë i rremë.
Nga “East Gate” kanë bërë të ditur se alarmi është aktivizuar gabimisht nga një qiramarrës, si pasojë e një defekti apo gabimi teknik, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë rrezik real për qytetarët.
Pas normalizimit të situatës, qendra tregtare ka vazhduar punën pa probleme.
