Prokuroria kërkon paraburgim 48-orësh për 19-vjeçarin e dyshuar për vrasjen në Bojanë

Nga Xh M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 maj Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh për 19-vjeçarin nga fshati Bojanë, i dyshuar për vrasjen e një 18-vjeçari që ndodhi të premten, më 15 maj, në zonën e Sarajit.

Sipas Prokurorisë, po vazhdon procedura për mbledhjen e provave, ndërsa është lëshuar urdhër për kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, si dhe për ekspertizë të gjurmëve dhe analiza krahasuese të armës me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

“Ekziston dyshim i bazuar se veprën penale ‘Vrasje’, sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit Penal, e ka kryer një 19-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili tashmë është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Autoritetet theksojnë se kërkesa për paraburgim është bërë për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarët dhe fshehjes së gjurmëve, si dhe rrezikut që i dyshuari të kryejë vepër tjetër penale.

Prokuroria njofton se hetimet për rastin janë ende në zhvillim dhe se pas sigurimit të të gjitha provave pritet hapja formale e hetimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër