Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

Nga D. V.
734 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 maj, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi mbylljes së afati për regjistrim të mërgatës për të votuar nga jashtë vendit.

Ajo ne rrjetin social Facebook ka thënë se mërgata e ka thyer rekordin me mbi 142 mijë aplikime për të votuar.

“Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova nuk mbaron në kufijtë e saj. Ajo jeton kudo ku qytetarët e saj e mbajnë me dashuri dhe me dinjitet. Pjesëmarrja është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.

Ne fund ajo i ka falenderuar nga zemra të gjithë që janë regjistruar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër