Zvministri i MPB Iseni: Tre të ndaluar pas incidentit, apel të mos bien pre e propagandave

Nga B.M
1,638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 Maj, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me një incident që ka ndodhur pas protestës së sotme.

Ai njoftoi se policia ka ndaluar tre persona, një shtetas maqedonas dhe dy shtetas shqiptarë, pas një përplasjeje që, sipas tij, ka ndodhur pas përfundimit të protestës.

“Të nderuara media, të nderuar qytetarë. Dua të sqaroj opinionin lidhur me një incident që ndodhi pas protestës së sotme. Policia ka ndalur 3 persona, një maqedonas dhe dy shqiptarë pas një zënke që ndodhi pas protestës së sotme. Dua t’ju lus të mos bini pre e propagandave dhe dezinformatave që po qarkullojë në opinion nga maqineria propagandistike e Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit. Institucionet përkatësë tashmë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit dhe për caktimin e përgjegjësive. Qetësia, maturia dhe përgjegjësia janë në interes të të gjithëve”, dekaroi Iseni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër