Editorial / Shumë armë nëpër duart e të rinjëve – të ketë kontrolle më të rrepta!

Nga B.M
861 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 maj, Zhurnal.mk – Nëse lexon kronikën e zëzë, tmerrohesh se sa vrasje e incidente me armë ndodhin çdo ditë. Prania e shtuar e armëve , veçanërisht armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta në duart e të rinjve është një problem kritik që po e mbyt shoqërinë dhe kërkon qasje serioze institucionale dhe prindërore. Pavarësisht ligjeve të rrepta, një pjesë e madhe e armëve te të rinjtë vjen nga armët familjare të ruajtura në mënyrë të paligjshme ose të pasigurt. Prandaj duhet urgjentisht kontrolle të shtuara dhe edukim nga rreziku i armëve, shkruan “Zhurnal.mk”.

Sa armë ka në duart e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Brendshme duhet të ashpërsojë procedurat në lidhje me atë se kush mund të posedojë ligjërisht armë. Pas incidenteve të shumta që përfshijnë armë dhe vrasjeve në vend, nevojitet të merren masa më të rrepta për problemin e armëve të paligjshme në rrugë.
Vetëm në vitin 2024, Ministria e Brendshme sekuestroi 104 armë, nga të cilat nëntë ishin pushkë automatike, 39 pistoleta dhe 35 pushkë gjuetie. Për krahasim, në vitin 2022, policia sekuestroi 139 armë zjarri të paligjshme, nga të cilat 73 ishin pistoleta, disa pushkë automatike dhe gjysmëautomatike dhe 34 pushkë gjuetie. Nuk ka të dhëna të publikuara për vititn 2025.

Sipas vlerësimeve të fundit në analizën “Small Arms Survey”, e cila bazohet në të dhënat e vitit 2017, në Maqedoninë e Veriut ka mbi 620 mijë armë zjarri. Kjo do të thotë se nga 100 persona, 30 kanë armë, tetë prej të cilëve ligjërisht kanë leje për të poseduar armë, dhe 22 jo.

Është fakt se krim ka pasur, ka dhe do të ketë, por pyeta është se si do t’i përgjigjen shërbimet e sigurisë, si do t’i përgjigjet Ministria e Brendshme karshi këtyre incidenteve.

Është me rëndësi që të zbulohet se si Ministria e Brendshme ka lëshuar leje për posedim armësh deri më tani. Çdo qytetar që ka kërkuar leje, veçanërisht gjuetarët, janë abuzuar me kompetencat e dhëna nga ligjvënësi, prandaj duhet të zbulohet se si një person është lejuar të jetë i privilegjuar në marrjen e lejeve, t’u lëshojë leje personave të cilëve, sipas ligjit, nuk duhet t’u lëshohen ato, shkruan “Zhurnal.mk”.

Numri më i lartë i lejeve për posedim armësh është lëshuar në vitin 2004 – 7,147. Në vitin 2005 u lëshuan 1,698 leje, pas së cilës numri filloi të rritet, kështu që në vitin 2014 u lëshuan 2,469 leje. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, që nga viti 2023, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar rreth 190 mijë armë për qëllime të ndryshme.

Sipas rregulloreve, jo kushdo mund të marrë një leje për armëmbajtje. Pronari ose përdoruesi i një arme është i detyruar ta mbajë armën në gjendje të mirë, ta trajtojë me kujdes dhe ta ruajë në një mënyrë që parandalon aksesin e personave të paautorizuar.

Rreptësisht ndalohet shitja e armëve dhe municionit!

Ndalohet shitja e armëve dhe municioneve një personi që nuk ka leje për blerje, si dhe dhënia e armëve për përdorim një personi që nuk ka leje për armë ose leje për të mbajtur armë të tilla. Gjithashtu, pronari ose përdoruesi i një arme, kur ka të drejtë ta mbajë atë, është i detyruar ta mbajë armën në një mënyrë që nuk do të rrezikojë sigurinë e tij personale dhe sigurinë e të tjerëve.

Gjithashtu është e ndaluar mbajtja dhe përdorimi i armëve në një vend publik, përveç punëtorëve që kryejnë punë për sigurimin e njerëzve dhe pronës në organet shtetërore dhe personat juridikë, në përputhje me rregulloret për sigurimin e njerëzve dhe pronës. Një sërë ndëshkimesh parashikohen për çdo mosrespektim, duke përfshirë konfiskimin si të lejes ashtu edhe të armës.

Kujdes, armët nuk janë lodra!

Glorifikimi i dhunës përmes rrjeteve sociale dhe lojërave elektronike shpesh ul ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat reale dhe fatale të përdorimit të armëve.

Armët shpesh përdoren si mekanizëm për t’u dëshmuar para bashkëmoshatarëve, për vetëmbrojtje ose si shprehje e revoltës, prandaj ata shpeshherë janë të rrezikshme dhe kanë pasoja të rënda.

Sjellja impulsive e adoleshentëve në kombinim me armët mund të çojë lehtësisht në incidente fatale, prandaj prindërit që posedojnë armë me leje janë ligjërisht të obliguar t’i ruajnë ato në sirtarë të sigurt, larg fëmijëve.

Nevojitet edukim dhe fushata parandaluese nga psikologët, pedagogët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Çdo formë e dhunës mes bashkëmoshatarëve, përfshirë shpërndarjen e fotove ose videove me armë në rrjetet sociale, duhet të raportohet menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse armët nuk janë lodra, ata po marrin jetët e fëmijëve tanë çdo ditë!, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër