Sulmohet me qytën e pistoletës pasi mbrojti vajzën e tij të mitur

Nga Xh M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 maj Zhurnal.mk – Më 19.05.2026 në ora 01:45 në SPB Shkup, N.Sh.(41) nga fshati Kondovë e Shkupit, ka denoncuar se më 18.05.2026 rreth orës 21:30 para shtëpisë së tij, B.I.(18) e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me qytën e pistoletës dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

​Sipas denoncimit, më herët gjatë ditës, vajza e tij e mitur kishte pasur një zënkë me një të mitur tjetër. Pasi ka vënë re se në kohën e lartpërmendur B.I. së bashku me një person tjetër po e kapnin vajzën e tij nga qafa, ai ka tentuar t’i ndalojë, me çka B.I. e ka sulmuar me qytën e pistoletës. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër