Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagon ndaj zërave për largimin e Denion Meidanit

Nga B.M
659 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 maj, Zhurnal.mk – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve mediatike lidhur me lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm, veçanërisht për zërat mbi tërheqjen ose transferimin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani.

Ditët e fundit, disa media raportuan për largimin e mundshëm të Meidanit nga posti në Shkup, ndërsa raportime të tjera përmendën mundësinë e emërimit të tij si ambasador në Prishtina, me zëvendësimin eventual nga Petrit Malaj në Shkup.

Përmes një reagimi zyrtar të zëdhënësit të ministrisë, Alteo Hysi, thuhet se lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivel ambasadorësh, realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin rregullator të Shërbimit të Jashtëm dhe praktikat diplomatike të konsoliduara.

Sipas ministrisë, këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me qëllim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipëria.

“Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore”, thuhet në reagim.

Nga ministria theksojnë se komentet dhe raportimet në media nuk pasqyrojnë realitetin dhe as procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.

“Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme”, thuhet në reagimin e zëdhënësit Alteo Hysi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër