Hristijan Mickoski: Nuk guxon të ketë drejtësi selektive për rastin me mazutin

Nga B.M
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 maj, Zhurnal.mk – Për kryeministrin Hristijan Mickoski, vendimi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për ta ndërprerë hetimin për furnizimin me mazut për TEC Negotinë është skandaloz.

“ESM, ish ELEM, tashmë ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit skandaloz të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Presim që Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë siç duhet të gjitha faktet dhe të vendosë lidhur me ankesën. Të presim, pastaj do të komentojmë”, deklaroi Mickoski.

Më herët, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion njoftoi se po e ndërpret hetimin njëvjeçar për furnizimin me mazut për TEC Negotinë gjatë periudhës së krizës energjetike, pasi nuk ishin siguruar prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës.

Ndër të dyshuarit në hetim ishin Ratko Kapushevski, Asmir Jahoski – pronar i “Pucko Petrol” dhe djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, si dhe ish-drejtori i ESM-së, Vasko Kovaçevski, raporton Zhurnal.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër