Rishqyrtimi i mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, KSHZ tërhiqet nga çështja

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 maj, Zhurnal.mk – Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë seancës së sotme publike plotësoi vakancat e krijuara në dy këshilla bashkiakë.

Sipas KSHZ-së u plotësua vakanca në Këshillin e Bashkisë Korçë me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Dejvi Hoxha dhe vakanca në Këshillin e Bashkisë Divjakë me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Agrare Ambjentaliste të Shqipërisë”, Drita Metani.

Gjithashtu, u vijua shqyrtimi shqyrtimi administrativ i rezultatit të verifikimit për subjektin vetëdeklarues, Kreshnik Hajdari, kryetar i Bashkisë Kuçovë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Pala e interesuar, avokati i Lefter Maliqit kërkoi përjashtimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nga shqyrtimi i kësaj çështje, me argumentin e konfliktit të interesit, si organi që e ka shqyrtuar dhe ka vendimmarrje të mëparshme për objektin e kësaj çështjeje. KSHZ vendosi pranimin e kësaj kërkese.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar pranë KQZ-së heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, i cili akuzohet për fshehje të formularit të dekriminalizimit, pasi nuk deklaroi një dënim në Greqi.

Ndërkohë, me kërkesë të partive politike për më shumë kohë për të studiuar raportin, u shty shqyrtimi i raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër