​Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Nga D. V.
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 maj, zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në zbulimin e pllakës përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek, në përvjetorin e rënies së tij heroike gjatë betejës së 21 majit 1998.

Haradinaj kujtoi se Heroi Myrtë Zeneli ra në betejën treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq, bashkë me bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina, ndërsa po atë ditë për lirinë e vendit ra edhe Heroi Arben Haliti.

Haradinaj theksoi se emrin e Myrtë Zenelit “me krenari në fitore të njëpasnjëshme nëpër beteja do ta mbante Brigada 132 e Zonës Operative të Dukagjinit”.

Ai vlerësoi edhe kontributin e familjes Ahmetaj, duke e cilësuar si një familje me traditë të fuqishme atdhetare, e rreshtuar në kohët më të vështira përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me vëllezër që i dolën zot atdheut.

Haradinaj shprehu respekt e mirënjohje edhe për tre vëllezërit Mehmet Rexhaj, Ajet Rexhaj dhe Hetem Rexhaj nga Jabllanica e Madhe e Pejës, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet porosi për brezat për çmimin e lirisë dhe përkushtimin ndaj atdheut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër