Artistja e njohur nga Peja Vlora, vjen fuqishëm para publikut me projektin e saj më të ri muzikor me titull “Zemra”, një këngë që premton emocion, elegancë dhe shumë shpirt artistik.
Në këtë projekt, Vlora ka bashkuar forcat me producentin dhe maestron e njohur Florent Boshnjaku, i cili ka realizuar muzikën dhe orkestrimin me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, duke i dhënë këngës një dimension modern dhe shumë të veçantë muzikor.
“Zemra” vjen si një projekt i kuruar në çdo detaj – nga interpretimi emocional i Vlorës, tek produksioni muzikor i Florent Boshnjakut, duke krijuar një kombinim që pritet të lërë gjurmë në publikun shqiptar.
– YouTube youtu.be
Videoklipi është realizuar nga Art Ilir Ahmeti, ndërsa i gjithë projekti është finalizuar në Dream House Studio.
Në realizimin e këtij projekti kanë kontribuar edhe bashkëpunëtorë dhe grupi nga Shkupi, që i kanë dhënë projektit energji dhe atmosferë unike artistike.
“Zemra” tashmë është publikuar në YouTube dhe po pritet jashtëzakonisht mirë nga fansat e muzikës shqiptare.
