Tragjedia tek qarkorja e Shkupit/ Zbulohet identiteti i të gjithë viktimave

Nga Xh M
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 maj Zhurnal.mk – Tragjedi e rëndë në unazën e Shkupit: Katër persona humbin jetën në aksidentin e tmerrshëm. Marko Gjorgjievski, Petar Milanov, Adam Velkov dhe babai i tij, baritoni i operës Riste Velkov, janë katër viktimat e aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi gjatë natës në unazën e Shkupit, pranë nyjës së Mirkovcit.

Jetët e Markos, Petarit dhe Adamit u shuan në moshën vetëm 20-vjeçare, ndërsa Riste Velkov humbi jetën në moshën 51-vjeçare.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur një shofer 76-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar një kamion të tipit “MAN” me gjysmërimorkio, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka depërtuar gardhin mbrojtës dhe ka kaluar në kahun e kundërt.

Më pas, kamioni është përplasur drejtpërdrejt me një veturë “BMW” në të cilën ndodheshin katër viktimat.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka shpërthyer zjarr dhe automjeti është djegur tërësisht. Në flakë është përfshirë edhe kabina e kamionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër