Mimoza Musa: Zgjidhje për jurisprudencën në shqip për 2-3 muaj

Nga B.M
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 maj, Zhurnal.mk – Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa në intervistën për Gazetën Lajm ka thënë se provimi i jurisprudencës është diçka që është dakorduar, punohet jo vetëm në këtë ligj, por edhe gjitha ligjet tjera siç është për licencat, ato profesionale me qëllim të arrihet dakordësi njëherë e përgjithmonë që kjo e drejtë t’u mundësohet studentëve shqiptarë.

“Tani ka mbetur forma se a do bëhet harmonizimi me ligjin e gjuhëve, me akte nënligjore, apo do duhet të shihet një nen pasi në ligjin për jurisprudencë nuk ka dispozitë të caktuar që e përcakton gjuhën në të cilën jepet provimi”, u shpreh Musa.

Kjo sipas saj, do të duhet të shqyrtohet në mënyrë profesionale që njëherë e përgjithmonë kjo çështje të mbyllet që është shumë me rëndësi për studentët.

“Ashtu siç e kemi kryer problemin për dhënien e licencave për edukatoret e çerdheve, ashtu e kemi kryer edhe me nxënësit e Medresesë dhe uroj që sa më shpejt afati që së bashku e dakorduan dy kryetarët me kryeministrin, të ndodhë edhe kjo për rreth 2-3 muaj”, ka thënë deputetja Musa.

Mimoza Musa: VLEN ka më së shumti deputete gra, nuk ka ndodhur ndonjëherë një përfaqësim i tillë 

Deputetja Musa, ka vlerësuar përfaqësimin e grave në grupin parlamentar të koalicionit, duke theksuar se VLEN është ndër subjektet e rralla politike që ka një përbërje kaq të fuqishme të grave deputete.

Ajo deklaroi se grupi parlamentar i VLEN-it përbëhet nga 7 gra dhe 4 burra, duke shtuar se secila prej deputeteve sjell profesionalizëm dhe vlera të veçanta në funksionimin e grupit.

“Jemi ndoshta ndër të vetmet parti që ndonjëherë ka ndodhur një grup parlamentar të ketë aq shumë gra. Janë 7 gra të cilat secila është e përgatitur dhe kanë kualitetet e saja ku e kanë bërë grupin të ketë ndikimin e gruas në politikë”, deklaroi Musa.

Ajo theksoi se roli i grave në politikë nuk duhet të jetë vetëm formal, por substancial dhe me ndikim konkret në vendimmarrje, duke potencuar se përfaqësimi i grave në VLEN po dëshmon një qasje tjetër në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Mimoza Musa: Të gjithë jemi dëshmitarë se balancuesi është keqpërdorë

Duke folur për balancuesin, deputetja Musa tha se të gjithë jemi dëshmitarë se balancuesi është keqpërdorë periudhën e kaluar.

“Balancuesi ka kryer një funksion në kohën kur është sjell, por jemi dëshmitarë të asaj se sa herë është keqpërdorë me deklarata të rreme të aplikuesve apo kandidatëve që nga shqiptarë janë detyruar të deklarohen si maqedonas, turq dhe e kundërta që të mund të punësohen. Ka qenë një mekanizëm që ka funksionuar në kuadër të sektorëve, jo në gjithë institucionin”, ka thënë Musa.

Për dallim nga kjo, Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, shton ajo, bëhet obligim për institucionet për të patur balancë mes etniteteve që punojnë nëpër institucione.

“Tani pesha e ligjit dhe një mekanizmi- ne e dimë se ligji të obligon të implementosh dispozitat e saj. Ky ligj ka kaluar gjitha filtrat dhe pas kthimit nga Komisioni i Venecias është përpunuar edhe njëherë në qeveri dhe pastaj është dërguar në procedurë parlamentare. Ka dy gjëra që janë shumë më rëndësi brenda ligjit, ka një grup koordinues pra që do ta ndjek zbatimin e ligjit në krye me zëvendëskryeministrin e parë”, ka nënvizuar deputetja Musa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër