Kusari-Lila: Dëshirat po shkojnë mbi mandatin që po marrin

Nga Xh M
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 maj Zhurnal.mk – Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partitë politike duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, derisa e ka quajtur “absurde” që subjekte të tjera të kenë kërkesa “paralele” me ato të partisë fituese.

Kusari-Lila ka kërkuar “maturi konform rezultatit zgjedhor” nga përfaqësuesit politikë.

“Është paksa absurde për parti që, në raport me peshën politike dhe besimin që marrin nga qytetarët, të kenë kërkesa të krahasueshme ose paralele me partinë fituese. Kjo qasje po e sjell këtë ngërç, në të cilin pritjet, kërkesat dhe dëshirat po shkojnë mbi mundësitë apo mbi mandatin që këto parti marrin nga qytetarët. Respektimi i vullnetit qytetar është krejt çka duhet për të pasur institucione të formuara pas 7 qershorit, është respektimi i vullnetit të qytetarëve të shprehur më 7 qershor”, ka thënë ajo në konferencë për media.

Kusari-Lila ka theksuar se kompromisi politik nuk mund të shkojë deri te kërkesa për pushtet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër