ALARM për murtajën, shtohen kontrollet/ Monitorohet lëvizja e bagëtive për të frenuar përhapjen e virusit në Lezhë

Nga Xh M
215 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 23 maj Zhurnal.mk – Pas alarmit për përhapjen e murtajës së ruminantëve të vegjël në disa zona të vendit, në qarkun e Lezhës janë shtuar kontrollet veterinare.

Autoritetet po monitorojnë lëvizjen dhe tregtimin e kafshëve në segmentin.

Autoritetet u bëjnë apel fermerëve të tregohen vigjilentë, të shmangin lëvizjet e bagëtive.

Ndërsa qytetarëve t’u tregohen të kujdesshëm gjatë blerjeve, veçanërisht në tregun e Milotit, ku ka qarkullim të shtuar të bagëtive.

Aktualisht në Lezhë nuk ka vatra të murtajës së ruminantëve të vegjël. Ndërkohë veterinerët iu kërkojnë fermerëve të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër