Integrimi në BE/ 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë falimentimin

Nga Xh M
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 maj Zhurnal.mk – Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka sjellë një fazë të detyrueshme vlerësimi për 904 operatorë të produkteve ushqimore, proces i cili pritet të përfundojë më 31 korrik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është duke klasifikuar këto biznese në katër kategori, bazuar në përputhshmërinë e tyre me standardet europiane të sigurisë, infrastrukturës dhe menaxhimit të mbetjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga shoqatat e biznesit, rreth 85% deri në 90% e operatorëve rezultojnë të papërgatitur ose me mangësi teknike. Ndërsa Kategoria 1 përfshin bizneset që plotësojnë standardet, Kategoria 4 përfshin subjektet me mospërputhje madhore, për të cilat AKU është e detyruar të ndërmarrë masa për ndalimin e tregtimit dhe mbylljen e tyre.

Nga të dhënat paraprake, një numër i vogël biznesesh në sektorin e përpunimit të qumështit janë mbyllur tashmë për shkak të operimit në kushte të papërshtatshme, bën me dije Monitor.

Sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e industrisë raportojnë se sfidat kryesore janë kostot e larta për trajtimin e mbetjeve dhe rinovimin e teknologjisë së prodhimit.

Sipas vlerësimeve nga terreni, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve, veçanërisht të përmasave të vogla, nuk disponojnë kapitalin e nevojshëm për investime të menjëhershme.

Përballë këtyre kërkesave, sektori pritet të kalojë një periudhë riorganizimi, ku mbijetesa do të varet nga aftësia për të përthithur investime ose për të përfituar nga programet mbështetëse, si IPARD III dhe skemat e garancive sovrane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër