Ministri grek i Mbrojtjes takon homologun shqiptar, rikthen çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës së II Botërore: Do të thërrasim komisionin e përbashkët

Nga Xh M
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj Zhurnal.mk – Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, mikpriti homologun e tij, Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjatë takimit, homologët rikthyen edhe njëherë çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës II Botërore. Dendias u shpreh se të dy ranë dakord për thirrjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.

“Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për thirrjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake”, u shpreh ministri.

Në qendër të bisedimeve ishin edhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër