Ambasadori Eric Wendt: SHBA ka investuar në Shqipëri 40 mln dollarë për të forcuar sigurinë kibernetike

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 nëntor Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale nga kërcënimet e sponsorizuara nga qeveri të huaja.

Kështu ka deklaruar Ambasadori i SHBA, Eric Wendt në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë.

Gjatë konferencës, diplomati amerikan ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për përballimin e kërcënimeve kibernetike.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përgatitjes së specialistëve të rinj në fushën e sigurisë kibernetike, përmes programeve të përbashkëta të trajnimit, përfshirë nismën CyberNext.

Sipas Ambasadës Amerikane, investimet dhe bashkëpunimi synojnë jo vetëm rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, por edhe forcimin e sigurisë së infrastrukturës digjitale të vendeve aleate të NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja. Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, Ambasadori Eric Wendt vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër