Konjufca përshëndet VLEN-in nga Shkupi dhe kërkon mbështetje për VV-në

Nga Xh M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj Zhurnal.mk – Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes në Shkup, ka përshëndetur bashkimin e koalicionit VLEN dhe ka theksuar rëndësinë e unitetit të shqiptarëve në rajon.

Konjufca deklaroi se Vetëvendosje mbështet bashkimin e shqiptarëve dhe marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar lidhjet tradicionale dhe familjare mes shqiptarëve në Kosovë dhe atyre në Maqedoninë e Veriut.

Duke folur për situatën politike në Kosovë, ai tha se vendi po shkon në zgjedhje të reja më 7 qershor, ndonëse sipas tij do të kishte qenë më mirë të zgjidhej presidenti.

“Duhet t’i zgjidhim të gjitha mospajtimet me sistemin e demokracisë, sepse për këtë kanë luftuar breza të tërë”, u shpreh Konjufca.

Ai theksoi se Vetëvendosje hyn në këto zgjedhje me optimizëm, duke kërkuar vazhdimin e qeverisjes së nisur nga viti 2020.

“Më 7 qershor vijmë me njerëzit më të mirë në krye, me Albin Kurtin numër 1, sepse kemi punuar për të mirën e përgjithshme”, deklaroi ai.

Konjufca shtoi se hapja e shtabit të Vetëvendosjes në Shkup ka për qëllim organizimin dhe forcimin e strukturës politike të partisë, duke theksuar se synimi i tyre është vetëm “qëllimi i mirë” për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër