Limaj për tensionet në skenën politike: I tejkalon polarizimet e së kaluarës, po shpërblehet kjo gjuhë

Nga Xh M
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 maj Zhurnal.mk – Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në “Pressing” të T7, për polarizimin.

Ai tha se më parë politika ka emancipuar votuesin, kur votuesit nuk e donin sharjen e fyerjen.

Por, ai tha se tash ka ndryshuar, sikur votuesi po kërkon politikanë që fyejnë e janë më viralë.

“Kurrë nuk kam besuar që votuesi kosovar, politika e Kosovës e ka emancipu votuesin, a ju kujtohet një kohë kur votuesi nuk e ka dashur shamjen dhe e ka ndihmu emancipimin politik të Kosovës. Kjo çfarë po shoh unë i kalon disa polarizime të se kaluarës, tash sikur po ta lë përshtypje që votuesi kosovar po e kërkon këtë polarizim. Atraktiv për votuesin sot je nëse ke ndonjë skandal, më viral, po shpërblehet kjo gjuhë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër