Në prag të zgjedhjeve, BE kërkon fushatë pa sulme ndaj grave

Nga D. V.
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 maj, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë që të zhvillojnë një fushatë të respektueshme dhe gjithëpërfshirëse, pa gjuhë seksiste apo mizogjene ndaj grave.

Në prag të fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, Zyra e BE-së në Kosovë theksoi rëndësinë e një diskursi politik demokratik dhe të barabartë, si në hapësirën publike ashtu edhe në platformat online.

“BE-ja në Kosovë u bën thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve të Kosovës që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të promovojnë një diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në reagim.

Po ashtu, BE-ja kërkoi përmbajtje nga “gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene ndaj grave, duke përfshirë shpërndarjen përmes mediave sociale dhe platformave online”.

Në reagim theksohet se gratë duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në jetën politike “lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë, si offline ashtu edhe online”.

Sipas BE-së, barazia gjinore, dinjiteti njerëzor dhe demokracia janë vlera themelore evropiane dhe elemente kyçe për zhvillimin e zgjedhjeve të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër