Shkup, 27 maj Zhurnal.mk – Qeveria e refuzoi propozimin e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për organizimin e një referendumi për integrimin në Bashkimin Evropian.
“Të mos harxhojmë kohë dhe para të qytetarëve. Ne jemi për BE-në dhe kjo është orientimi ynë strategjik, të cilin po e dëshmojmë me vepra”, porositën nga Qeveria si përgjigje ndaj kërkesës së liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për organizimin e referendumit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Heqja e misionit vlerësues nga Këshilli i BE-së dhe hapja e fondeve nga agjenda reformuese për Maqedoninë janë tregues i qartë i orientimit evropian të kësaj qeverie. Ndërsa, si duket kur LSDM-ja angazhohet për referendum pa garanci për të ardhmen evropiane, qytetarët mund ta shihnin përmes shembullit konkret nga referendumi i fundit.
