Tetovë, 30 maj Zhurnal.mk – Më datë 29.05.2026, në ora 21:30, në fshatin Bogovinë, para një objekti hotelerik, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat B.J. (38) dhe N.A. (38), të dy banorë të fshatit Bogovinë.
Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal (“Prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”). Policia po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
