Dhuna mes të rinjve në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më alarmante

Nga Xh M
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 maj Zhurnal.mk – Gjendja me dhunën ndërmjet të rinjve në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më alarmante. Prandaj urgjentisht duhet të ashpërsohen politikat ndëshkuese, përmes shqiptimit të masave dhe dënimeve më të rrepta, thotë profesori Risto Reçkoski. Edhe pse në Ohër ekziston një burg i specializuar për të mitur, kapaciteti i tij është shumë pak i shfrytëzuar.

“Burgu ynë për të mitur në Ohër punon me kapacitet të zvogëluar, ndërsa kemi shkelës jashtë. Mendoj se ligji duhet më shumë t’i mbrojë fëmijët shembullorë, sesa shkelësit. Fëmijë të tillë menjëherë duhet të dërgohen në burg për të mitur? Mendoj se kjo do të tregojë edhe preventivë, shembull ndaj dikujt tjetër se sistemi absolutisht duhet të reagojë në kohë, që të parandalojmë dhuna të tjera më të mëdha. Së fundmi patëm një paralajmërim në Manastir për një dhunë të mundshme përmes rrjeteve sociale, duhet në mënyrë alarmante dhe provuese të reagojmë si sistem të gjithë“, deklaroi Risto Reçkoski-profesor universitar.

Sipas të tjerëve, problemi nuk qëndron aq shumë te ligjet, sepse shteti ka zgjidhje të përshtatshme ligjore që janë në kuadër të normativave evropiane, problemi është më shumë në veprimin e institucioneve. Disa të tjerë mendojnë se duhet të punohet shumë më tepër në edukimin e fëmijëve që nga mosha më e hershme.

“Problemi është më shumë në zbatimin e tyre dhe në koordinimin ndërmjet institucioneve të ndryshme që kanë kompetenca në këtë fushë, këtu para së gjithash mendoj në policinë dhe qendrat për punë sociale dhe gjykatat. Shpresoj që falë edhe këtyre situatave të pakëndshme që i ndjekim çdo ditë, këto institucione më në fund do të funksionojnë me kapacitet të plotë sepse kanë kompetenca, megjithatë disi ky problem shihet jo mjaftueshëm seriozisht, ndërsa ai është i rëndësishëm dhe serioz“, tha Dejan Mickoviq-profesor universitar.

“Që në moshë parashkollore dhe në çerdhe të flitet se dhuna është e dënueshme. Dhe për këtë arsye propozojmë që në legjislacionin familjar të parashihet një normë, ku ndëshkimi fizik i fëmijëve është i dënueshëm ose i ndaluar. Një nga normat që është paraparë në të gjitha legjislacionet bashkëkohore familjare. Ne çfarëdo ligjesh dhe zgjidhjesh të sjellim, nëse në praktikë institucionet nuk i kryejnë kompetencat e tyre, ne do të kemi probleme“.

Sulmi me mjet të mprehtë në shkollë, rrahja në park e një vajze të mitur, e poshtëruar dhe e incizuar me telefon mobil, janë vetëm një pjesë e shembujve të periudhës së kaluar për dhunë ndër më të rinjtë. Nga fillimi i vitit deri te Ministria e Arsimit janë raportuar 34 raste të dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër