Alergjitë po prekin gjithnjë e më shumë njerëz, rënia e imunitetit mbetet arsyeja kryesor

Nga Xh M
433 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 maj Zhurnal.mk – Vitet e fundit, alergjitë po shfaqen gjithnjë e më shpesh dhe po prekin një numër gjithnjë më të madh njerëzish. Alergjitë e lëkurës, poleni, barishtet dhe lulëzimi i pemëve janë ndër shkaktarët më të zakonshëm që ndikojnë në shfaqjen e reaksioneve alergjike, sidomos gjatë stinës së pranverës dhe verës. Në këtë ndikojnë shumë faktorë, si ndotja e ajrit, ushqimi jo i shëndetshëm, përdorimi i kimikateve të ndryshme, si edhe stresi i përditshëm. Të gjithë këta faktorë dobësojnë sistemin imunitar dhe bëjnë që organizmi të reagojë më ndjeshëm ndaj alergjenëve të ndryshëm.

“Këtë periudhë më së shumti paraqiten alergjitë, të gjithë pacientët që vuajnë nga alergjitë këtë periudhë e kanë më të vështirë, pra nga marsi deri në qershor kur lulëzojnë të gjitha pemët, dhe barishtet, sidomos pacientët që kanë alergji ndaj alergjenëve inhalatorë, pra ndaj gjithçka që qarkullon në ajër, me të vërtet kanë shumë vështirësi, shumë shpesh kanë nevojë për rritjen e dozës së terapisë”, tha Sanja Cilevska Mlladenovsk.

Për dallim nga gripi dhe viruset sezonale, simptomat e alergjisë zgjasin më gjatë, nga një deri në dy muaj, dhe shfaqen gradualisht.

“Alergjitë sezonale zakonisht nuk japin shumë simptoma aktive, pra nisin simptomat gradualisht dhe zgjasin më shumë, në ndërkohë pacientët mund të ndjehen mirë, nuk kanë rritje të temperaturës, nuk kanë ulje të apetitit, ndërsa tek viruset dhe tek gripi, simptomat fillojnë fuqishëm, mund të ketë rritje të shpejtë të temperaturës, vjellje, kollitje, simptoma që zgjasin 3 deri në 5 ditë, nëse janë viruse të kollitjes mund të zgjasin deri në tre javë”, theksoi Sanja Cilevska Mlladenovska.

Mjekët apelojnë që qytetarët të mos i neglizhojnë simptomat e alergjisë, sidomos gjatë periudhave me polen dhe ndotje të lartë të ajrit. Në rast të simptomave të vazhdueshme, rekomandohet konsultimi me mjekun dhe marrja e trajtimit të duhur me kohë. Gjithashtu, këshillohet shmangia e faktorëve që shkaktojnë alergji, kujdesi ndaj ushqimit, ajrosja e ambienteve dhe forcimi i sistemit imunitar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër