Aksident i rëndë me dy të lënduar, për disa orë u bllokua rruga Kërçovë – Strazhë

Nga Xh M
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kërçovë, 30 maj Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Strazhë-Kërçovë, në afërsi të fshatit Trapçindoll, me çka komunikacioni për disa orë ishte i bllokuar në këtë pjesë është bllokuar tërësisht.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete të udhëtarëve dhe një automjet i rëndë transportues (kamion). Kamioni ka qenë me targa të Shqipërisë, ndërsa nga makinat, njëra ka qenë me targa të Hungarisë dhe tjetra me targa të Kërçovës.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore dhe policia. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka të lënduar dhe sa është numri i tyre.

Për shkak të përplasjes, komunikacioni në aksin Strazhë-Kërçovë është ndërprerë dhe automjetet po riorientohen nëpër rrugë dytësore. Policia po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes, pas së cilës pritet të zbardhen më shumë detaje mbi shkaqet dhe rrethanat se si erdhi deri te aksidenti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër