Vizita në Kinë pas gati një dekade hap një kapitull të ri bashkëpunimi, thekson Stoilkoviq

Nga Xh M
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 maj Zhurnal.mk – Vizita në Kinë pas pothuajse një dekade paraqet një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kinës, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, për rrjetin mediatik kinez CGTN.

Stoilkoviq qëndroi në Jinan, në provincën Shandong, ku mori pjesë në Takimin e Shtatë të Liderëve Lokalë të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në Forumin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Qyteteve Mike.

Ai vlerësoi se Kina ka një rol të rëndësishëm në historinë botërore dhe zhvillimin bashkëkohor, duke theksuar se arritjet e saj në shkencë dhe teknologji gjatë dy dekadave të fundit ngjallin respekt dhe admirim të madh.

“Populli i Maqedonisë së Veriut i ndjek me vëmendje arritjet e Kinës, veçanërisht në fushën e shkencës, teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, tha Stoilkoviq.

Duke folur nga Shandongu, vendlindja e Konfuci, ai iu referua edhe filozofisë së tij, duke theksuar se përparimi i vërtetë arrihet përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Sipas Stoilkoviqit, zhvillimi i Kinës nuk sjell përfitime vetëm për popullin kinez, por përbën edhe një shembull të ndarjes së përvojave dhe përparimit të përbashkët me shtetet e tjera.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut pret që, përmes thellimit të bashkëpunimit me Kinën, të realizojë projekte të reja zhvillimore dhe mundësi ekonomike në interes të ndërsjellë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër