Tetovë, 31 maj, Zhurnal.mk – Lidhja Shqiptare (Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës) do të mbajë sot Kongresin e saj të V-të në Tetovë.
Sipas njoftimit të partisë, kongresi do të zhvillohet në Qendrën për Kulturë në Tetovë, me fillim në ora 12:00. Nga partia bëjnë të ditur se punimet e kongresit do të jenë plotësisht të hapura për opinionin dhe mediat, si në pjesën solemne ashtu edhe gjatë zhvillimit të punimeve.
Në kuadër të kongresit pritet të realizohet edhe zgjedhja e kryetarit të partisë, ndërsa pas përfundimit të procesit, kryetari i zgjedhur do të mbajë një fjalim përmbyllës para delegatëve dhe të pranishmëve.
Po ashtu, sipas organizatorëve, pas përfundimit të kongresit, kryetari do të jetë i hapur për deklarata shtesë për mediat në hollin e Qendrës për Kulturë.
