Uashington, 01 qershor, Zhurnal.mk – Irani dëshiron vërtet të arrijë një marrëveshje dhe ajo do të jetë një marrëveshje e mirë për Shtetet e Bashkuara dhe për ata që janë me ne, deklaroi presidenti amerikan Donald aTrump.
“Por demokratët, dhe disa republikanë që duken si antipatriotë, nuk e kuptojnë se për mua është SHUMË më e vështirë të bëj siç duhet punën time dhe të negocioj kur politikanët vazhdojnë të ‘cicërojnë’ komente negative”, shtoi ai.
“Komentet e tyre janê në nivele që nuk janë parë kurrë më parë, duke përsëritur vazhdimisht se duhet të veproj më shpejt, ose më ngadalë, ose të hyj në luftë, ose të mos hyj në luftë, apo çfarëdo tjetër.”, shtoi ai.
“Uluni, qetësohuni dhe relaksohuni; në fund gjithçka do të shkojë mirë, si gjithmonë!”, shkruan në Truth Social presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
