Komuna e Tetovës ndan 100 euro për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë

Nga D. V.
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Me propozim të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Komuna do të ndajë vauçerë në vlerë prej 100 eurosh për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë gjatë vitit shkollor 2026/2027, në shkollat e Komunës së Tetovës.

Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke ndihmuar në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për pajisje shkollore dhe nevoja të tjera të nxënësve.

Përmes kësaj iniciative, Komuna e Tetovës vazhdon të investojë në arsim dhe në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët, duke i mbështetur ata që në hapat e parë të rrugëtimit të tyre arsimor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër