Shkup, 3 qershor – Qeveria ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen nga Duhani, i cili synon të forcojë mbrojtjen e shëndetit publik dhe të krijojë kushte më të sigurta e më të shëndetshme në hapësirat publike.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se projektligji është përgatitur përmes një procesi konsultativ që ka përfshirë industrinë e duhanit, sektorin e hotelerisë, institucionet kompetente dhe ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret që ligji të marrë mbështetjen e nevojshme edhe në Kuvend dhe të miratohet në afatin sa më të shkurtër.
Sipas tij, dispozitat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të ligjit, ndërsa subjekteve hotelierike do t’u jepet një periudhë tranzitore prej 12 muajsh për t’i përshtatur hapësirat e tyre me kërkesat e reja ligjore.
Projektligji përcakton kritere më të qarta për përdorimin e produkteve të duhanit në tarraca dhe ambiente të ngjashme, si dhe parashikon mekani
