Shkup, 3 qershor Zhurnal.mk – Në një intervistë në lajmet qendrore në Alsat, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi deklaroi se ndryshimet kushtetuese mund të realizohen vetëm kur të sigurohen 80 vota në Kuvend. Gashi shtoi se edhe mund të dalin nga qeveria për ndryshimet kushtetuese, por kjo nuk do te ishte zgjidhje pasi përsëri duhen 80 vota.
“Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin kur ti kemi 80 deputët dhe këtë e di i gjithë opinioni se pa i pasur 80 vota nuk ndryshohet kushtetuta. Qoftë brenda apo jashtë shtetit ne duhet që bashkërisht të angazhohemi në procesin që do të sjell deri tek ndryshimi i kushtetutës”, tha Gashi.
I pyetur se çfarë porosie u dërgoni votuesve tuaj pasi në pushtet keni ardhur edhe me premtimin për t’i bërë ndryshimet kushtetuese dhe se a keni një vijë të kuqe se deri kur mund të toleroni një qasje të tillë dhe të prisni? Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u përgjigjë:
“Fatkeqësisht këto procese të rënda kërkojnë shumë mund, angazhim dhe nuk mendoj se duhet të behët betejë brenda etnike apo brenda shtetit për atë se çfarë duhet. Ne nuk e kemi problem edhe të dalim nga qeveria por a ka garanci se do të behën kështu ndryshimet kushtetuese. Nuk është puna se të vendosim vetëm kushte por duhet gjetur zgjidhje. Tha; Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
Por duhet të keni edhe një plan apo strategji se si të ecë vendi përpara?!
“Unë personalisht dhe nomenklaturës politike që i takoj jemi të prirë për të gjetur zgjidhje. për këtë punë punojmë dhe angazhohemi çdo ditë”, theksoi Gashi.
Gashi, tha se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka avancuar dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe, por sipas tij, shqipja dhe maqedonishtja ende nuk janë në nivel të barabartë. I pyetur se a po punojnë për një ligj më të mirë i cili do ta avanconte akoma më shumë dhe do ta zyrtarizonte gjuhën shqipe, Gashi tha se aktualisht nuk është në pozitë të diskutojë me kryeministrin për çështje të tilla, duke theksuar se këto tema duhet të trajtohen në nivelin e drejtuesve politikë të VLEN-it.
“Shqipja dhe maqedonishtja nuk janë në nivel të barabartë. Ligji për përdorimin e gjuhëve e ka avancuar përdorimin e gjuhës shqipe në masë të dukshme por nuk e absolvon në tërësi”.
I pyetur se a po punojnë për një ligj më të mirë i cili do ta avanconte akoma më shumë dhe do ta zyrtarizonte gjuhën shqipe, Gashi u përgjigj;
“Mendoj që është çështje që duhet të hapet”.
E keni hapur këtë teme me partneret e koalicionit apo Mickoskin?
“Unë tani nuk jam në pozitë të diskutoj me kryeministrin për çështje të këtilla pasi e dini që VLEN-i është një parti, ka dy bashkëkryetar dhe mendoj se këto tema duhet të zhvillohen në këtë nivel”.
Sa i përket Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistë në lajmet qendrore në Alsat, tha se Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, nesër do të vendosë nëse ligji duhet të miratohet me shumicën e Badenterit, por shtoi se qëndrimi i tij dhe i VLEN-it është se ky ligj duhet të votohet me Badenter.
“Në ligjin për komitetin e marrëdhënieve midis bashkësive, kur është votuar dhe janë paraparë ligjet që duhet të votohen me badentër për fat të keq ky ligj nuk është parapa apo nuk është cekur si ligj i cili duhet të sillet me badenter. Qëndrimi ynë si VLEN, është që ky është ligj bazik i marrëveshjes së Ohrit dhe mendojmë se i prek bashkësitë etnike dhe mendojmë se duhet të votohet me badentër por komiteti duhet ta vendos nesër dhe do i shohim argumentet se cilat janë. Qëndrimi ynë është që duhet të votohet me badentër”, sqaroi Gashi.
