Pesë shtetet me të cilat vendi kryen më së shumti shkëmbim tregtar

Nga Xh M
2,045 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut gjatë katër muajve të parë të këtij viti kemi rritje të eksportit për 7.08 përqind dhe rritje të importit për 6.11 përqind, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit të kaluar.

“Në import më shumë janë të përfaqësuara: platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri; metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri; vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (me përjashtim të atyre të papërpunuara); si dhe automjete të tjera motorike për transportin e udhëtarëve”, raportoi Enti.

Maqedonia e Veriut vetëm në muajin prill ka regjistruar deficit tregtar prej 375 milionë euro.

Maqedonia e Veriut më së shumti shkëmbim tregtar në këtë periudhë kryen me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë. Vetëm këta shtete përfshijnë 50.4 përqind e vëllimit të përgjithshëm.

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58.3% në totalin e këmbimit”, raportoi Enti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër