Qyra: Po jep maksimumin që Struga të ketë zgjidhje evropiane për menaxhimin e mbeturinave

Nga D. V.
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk – Për vite me radhë, politika e papërgjegjshme e ka lënë këtë plagë të hapur në zemër të qytetit tonë. Pasojat i paguajnë qytetarët çdo ditë me ajër të ndotur, rrezik për shëndetin dhe një imazh që nuk i ngjan aspak Strugës që meritojmë, ka shkruar kryetari i Komunës së Strugës, transmeton Zhurnal.

“Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se kjo sfidë kërkon veprim urgjent. Unë e kam thënë qartë: këtë problem nuk mund ta zgjidhë një njeri i vetëm, por do të jap maksimumin tim që Struga të ketë më në fund një zgjidhje të qëndrueshme dhe evropiane për menaxhimin e mbeturinave. Dua të shpreh mirënjohjen time për ambasadorin e BE-së dhe ambasadoren e Gjermanisë për vëmendjen që i kushtojnë shqetësimeve të qytetarëve të Strugës dhe për mbështetjen e vazhdueshme në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë problem. Falënderoj gjithashtu sektorin civil, i cili me këmbëngulje e mban gjallë debatin publik për çështje kaq të rëndësishme. Ju inkurajoj të vazhdoni të jeni aktivë dhe kritikë, sepse ndryshimet e mëdha vijnë kur qytetarët e ngritin zërin dhe kërkojnë llogari. Mbi të gjitha e përshëndes iniciativën e @zdruzenieakva për organizimin e debatit publik “Nga një deponi e egër drejt një zgjidhjeje evropiane – zgjidhje për Strugën”. Struga meriton ajër të pastër, mjedis të shëndetshëm dhe zgjidhje evropiane. Kjo betejë nuk është e një individi apo e një institucioni të vetëm, është përgjegjësi e të gjithëve ne”, ka shkruar Qyra. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër