U realizua fluturimi i parë nga Vroclavi në Ohër, të martën mbërrijnë turistët nga Katovica

Nga Xh M
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 7 qershor Zhurnal.mk – Mëngjesin e sotëm ateroi fluturimi i parë nga Vroclavi, duke shënuar fillimin e linjës së re ajrore Ohër–Vroclav (Poloni), ndërsa të martën do të nisë edhe linja e re nga Katovica, gjithashtu nga Polonia. Kjo do të thotë më shumë turistë polakë, mundësi të reja për biznes dhe zhvillim të ekonomisë lokale në rajonin e bregut të Ohrit, deklaroi sot nga Ohri zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai theksoi se aeroportet e vendit po shënojnë rritjen më të madhe në rajon, me mbi 31 për qind rritje gjatë pesë muajve të parë të vitit, ndërsa pritet që numri i pasagjerëve të tejkalojë 3.5 milionë në nivel vjetor.

“Këto dy linja të reja do të sjellin shumë më tepër pasagjerë, turistë dhe njerëz që do të vijnë për të bërë biznes në Maqedoni, duke e bërë vendin edhe më të hapur ndaj botës. Sot ateroi fluturimi i parë nga Vroclavi, një destinacion krejtësisht i ri që nuk ka operuar më parë në Maqedoni, ndërsa më 9 qershor do të aterojë edhe fluturimi i parë nga Katovica. Aeroporti i Ohrit po hapet plotësisht ndaj tregut polak dhe këto linja do të kontribuojnë në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale në Ohër, Strugë dhe Debarcë. Përveç turizmit, këto fluturime duhet të sjellin vlerë shtesë për të gjithë rajonin. Po ashtu, nga kjo javë rifillojnë fluturimet Beograd–Ohër dhe Stamboll–Ohër, duke e kompletuar edhe më shumë ofertën ajrore”, tha Nikolloski.

Ai falënderoi kompaninë TAV dhe deputetët në Kuvend për bashkëpunimin në realizimin e politikave qeveritare për zhvillimin e transportit ajror, duke shtuar se synimi i ri është tejkalimi i shifrës prej 4 milionë pasagjerësh në vit.

“Sipas të dhënave, në periudhën janar–maj të këtij viti kemi rritje prej 31.2 për qind krahasuar me vitin 2025, një rezultat që vështirë se mund të gjendet në ndonjë aeroport tjetër të rajonit. Vitin e kaluar për herë të parë kaluam shifrën e 3 milionë pasagjerëve. Ndërsa më herët synonim të arrinim 3.5 milionë pasagjerë brenda dy ose tre vjetësh, me këtë ritëm do ta arrijmë atë shifër që këtë vit. Prandaj po vendosim një objektiv të ri – të arrijmë 4 milionë pasagjerë në vit gjatë viteve të ardhshme”, deklaroi Nikolloski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër