Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – Të dhënat e fundit të KQZ-së tregojnë se deri në orën 15:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë 22,29 për qind.
Ndryshe, deri më tani kanë votuar 436,815 qytetarë.
Krahasuar me zgjedhjet paraprake të dhjetorit 2025, vërehet një trend i uljes së daljes së votuesve.
Në dhjetor të vitit 2025, dalja e qytetarëve deri në orën 15:00 ishte 29,29 për qind.
Duhet theksuar se këto janë të dhëna nga vendvotimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimin me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës.
