638
Prishtinë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Sot në vend do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta deri mesatare.
Sipas IHMK-së, kushtet atmosferike do të jenë stabile gjatë gjithë ditës, ndërsa nuk priten reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
