‘Ngjallet’ PD, mesazh Ramës për protestën: Fute Iranin në këtë debat, shpike komplot

Nga Xh M
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ai nuk e ka problem as të ‘flirtojë’ me Iranin për të qëndruar në pushtet.

Komentet Bardhi i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar replikave në distancë mes kryeministrit Rama dhe zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, lidhur me ndikimin e Iranit në protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec.

Bardhi shprehet se ishte Rama ai që e futi Iranin në këtë debat, pasi sipas tij, kryeministri shpiku komplotin me iranianë, për të kundërshtuar investimin në Zvërnec.

Duke thënë se kryeministri shpik armiq imagjinarë për të qëndruar në pushtet, Bardhi thekson se Rama nuk ndryshon nga regjimi i Ajatollahëve të Iranit, në raportin që ai ka me pushtetin.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Oh, really? Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj? Nuk ka asgjë të papritur këtu. Iranin në këtë debat e fute ti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër