Kërkohet paraburgim për një 36-vjeçar nga Shkupi, dyshohet për dhunë në familje

Nga D. V.
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 qershor, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një personi 36-vjeçar për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer vepra penale “Lëndim trupor”, si dhe “Shkaktim rreziku të përgjithshëm”.

Mbrëmë rreth mesnatës, në shtëpinë familjare në Shkup, i dyshuari kreu dhunë në familje dhe lëndoi fizikisht gruan e tij dhe nënën e saj.

“Me qëllim që t’i shqetësonte dhe t’i frikësonte, i dyshuari filloi të bërtiste dhe të kërcënonte gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç. Kur i dëmtuari i kërkoi të ndalonte, ai e kapi për krahu dhe e shtyu, duke i shkaktuar lëndime trupore”.

“Pastaj i dyshuari filloi të thyente mobiljet dhe goditi me shkop nënën e gruas së tij, të cilën e lëndoi fizikisht edhe në këmbë dhe në gjoks. Ai kërcënoi se do t’i vriste të gjithë, përfshirë edhe mbytje të fëmijës së tij, në një moment nxori një thikë dhe e tundi atë, duke shkaktuar ndjenjë kërcënimi, pasigurie dhe frike tek viktimat”.

“Gruaja arriti t’i telefononte vëllait dhe babait të saj në telefon. I dyshuari vazhdoi t’i kërcënonte me thikë, dhe nga kutia lëshoi edhe qenin e tij të racës “Qen Sharri” në oborr, i cili kafshoi njërën nga viktimat në pjesën e sipërme të krahut dhe të këmbës, duke i shkaktuar lëndime fizike – plagë kafshimi”.

“Duke marrë parasysh të gjitha veprimet e të dyshuarit, rrethanat që tregojnë qartë rrezik ikjeje, si dhe frikën se ai mund të përsërisë aktet e dhunës në familje, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga PTHP.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër