872
Tetovë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Një 41-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria pasi u kap duke drejtuar një veturë pa patentë shoferi, ndërsa automjeti kishte më shumë se 30 ditë me regjistrim të skaduar. Automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
