9
Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Një 21-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në sallën sportive të një shkolle të mesme.
Sipas policisë, L.M. (21) ka raportuar se mbrëmjen e 27 shtatorit, rreth orës 21:50, është sulmuar nga një person me inicialin A.N. nga lagjja Grudajcë.
SPB Gostivar po ndërmerr masa për identifikimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e rastit.
