Mot i kthjellët me alternime shirash lokale

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata të izoluara në veri e lindje, kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim  perëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në male, bregdet në jugperëndim dhe përgjatë luginave era pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 17/33 Diell re shi
Kukës 14/32 Diell re shi
Lezhë 17/33 Diell re shi
Dibër 12/31 Diell re shi
Durrës 17/32 Diell re shi
Tiranë 19/33 Diell re shi
Elbasan 18/34 Diell re shi
Berat 16/34 Diell re shi
Vlorë 19/32 Diell re shi
Korçë 13/28 Diell re shi
Gjirokastër 14/32 Diell re shi
Sarandë 18/32 Diell re shi

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër