Poezi nga: Alda Lara
Përktheu: Maksim Rakipaj
Mos qaj nënë … Bëj siç bëj unë, buzëqesh!
I shndërron lotët e një çasti
në këngë shprese dhe nxitjeje.
Ki besim në ditët që të premtova.
Dhe më beso, jam gjithmonë pranë teje,
kur në netët me hënë, era,
pëshpërit vajtimin e pemëve të kokosit,
duke krijuar vargje që nuk i kam shkruar kurrë …
Jam me ty në ditët e ngricave,
në det … mbi urën e vjetër … në Sombrero,
në gjithçka që dëshiroja për veten time …
Mos qaj, nënë … Është koha të ecim përpara …
Ne ecim drejt, dorë për dore,
dhe do të arrijmë në fund një ditë …
