Rriten virozat në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes dhe shmangie të vetë-mjekimit

Nga R.ZH
924 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 14 qershor, Zhurnal.mk – Si zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe temperaturave të ndryshueshme, në rajonin e Kumanovës po rritet numri i personave të prekur nga viroza të ndryshme. Nga ambulancat lokale njoftojnë për një rritje të vazhdueshme të rasteve, ku dominojnë virozat e stomakut. Qytetarët raportojnë simptoma si temperatura të larta, të vjella, dhimbje dhe shtrëngime në stomak, diarre dhe shqetësime të tjera shëndetësore.

Më të prekurit janë fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar. Për shkak të rrezikut nga komplikimet dhe dehidratimi, mjekët rekomandojnë që qytetarët të mos marrin terapi me iniciativë personale, por të kërkojnë ndihmë profesionale mjekësore.

“Me ndryshimin e temperaturave, gjithnjë e më shumë paraqiten pacientë me shtrëngime në stomak, të vjella, temperatura të larta dhe diarre. Gjithashtu, ndryshimet e temperaturave ndikojnë edhe në cilësinë e ushqimit, për çka kemi raste të shtrëngimeve në stomak të shkaktuara nga viruse, baktere ose parazitë. Kemi evidentuar rreth 30 për qind të pacientëve me simptoma të tilla. Një pjesë të tyre i referojmë në repartin e sëmundjeve infektive”, theksoi Dr. Darko Karanfillovski.

Mjekët rekomandojnë gjithashtu që, me qëllim të parandalimit të virozave, qytetarët t’i kushtojnë rëndësi të veçantë higjienës personale, të lajnë rregullisht duart, sidomos pas kontakteve të shpeshta me sipërfaqe publike dhe gjatë përdorimit të transportit urban.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër